image Gjelltoren e shfrytëzuan si bastore, arrestohen tre persona në Skenderaj

Drejtësi

Gjelltoren e shfrytëzuan si bastore, arrestohen tre persona në Skenderaj

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprën organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm, në Skenderaj.

Në njoftimin e Policisë thuhet se të dyshuarit F.A., 20 vjeçar, N.F., 37 vjeçar dhe A.Rr., 33 vjeçar u kapën mbrëmë në një lokal në Skenderaj, ku dyshohet se kishin organizuar lojëra të fatit.

“Policia ka arritur ta identifikojë vendin e ngjarjes, ku në një lokal me mbishkrimin ‘Gjelltore’ dyshohej se ishin duke organizuar  lojëra fati. Në lokal janë hasur tre persona të dyshuar si dhe janë gjetur katër TV,  një shtëpizë kompjuteri, një tastierë kompjuteri dhe një printer, te cilat dyshohet se janë përdorur për lojëra fati-bastore sportive. Të gjitha pajisjet në fjalë janë konfiskuar në cilësi të provave materiale”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/