Gjatë ditës së sotme qytetarët e Kosovës janë duke votuar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, shkruan Gazeta Sinjali.
Zgjedhjet janë paraparë që të mbahen duke i respektuar rregullat për ndalimin e përhapjes së COVID-19.
Por, kjo nuk po ndodh në shkollën fillore “Xhemajl Kada” në Pejë.
Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar fotografi në të cilat shihet se nuk po respektohet distanca fizike, ku si pasojë janë krijuar grumbullime të mëdha të njerëzve./Gazeta Sinjali/