image Gjatë 24 orëve, një aksident me fatalitet, 12 me të lënduar në trafik

Kosovë

Siguri/ Gjatë 24 orëve, një aksident me fatalitet, 12 me të lënduar në trafik

news image

Një aksident me fatalitet është regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, ka njoftuar policia e Kosovës.

Sipas raportit për sigurinë në trafik, vetëm gjatë ditës së djeshme, kanë ndodhur 30 aksidente prej të cilave 12 kanë rezultuar me të lënduar.

Policia njofton se ka njësitet e trafikut kanë shqiptuar  rreth 1,500 gjoba për kundërvajtësit në komunikacionin rrugor.

Gjatë 24 orëve poashtu janë arretuar 17 persona, 14 janë dërguar në mbajtje ndërsa një në vuajtje të dënimit për shkak të veprave të ndryshme në kundërshtim me ligjet e aplikueshme në vend./Gazeta Sinjali/