image Gjashtë nxënës në Tiranë përfundojnë në spital pas rrjedhjes së gazit në shkollë - Sinjali

Gjashtë nxënës në Tiranë përfundojnë në spital pas rrjedhjes së gazit në shkollë

news image

Të mërkurën pas rrjedhjes së gazit në një shkollë private në Tiranë, gjashtë fëmijë kanë përfunduar në spital, përcjellë Gazeta Sinjali.

Nxënësit kanë treguar se kanë pasur kollë dhe dhimbje koke, por nuk janë në rrezik për jetën.

Aktualisht tre nxënës po marrin trajtim tek urgjenca pediatrike dhe tre të tjerë po marrin trajtim në urgjencën mjekësore te Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Sipas njoftimeve paraprake, një bombol gazi që përdorej për ngrohjen e ujit, të sistemit të ngrohjes në shkollë, ka shpërthyer por nuk ka pasur ndezje zjarri.

Nxënësit dhe stafi janë evakuuar nga ambientet e shkollës, ndërsa në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe urgjencave spitalore.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: