Manchester United, Arsenal dhe Chelsea janë 3 nga klubet që thuhet se janë të interesuar për mbrojtësin e Barcelonës, Samuel Umtiti.
26-vjeçari u bashkua me gjigandët katalunas në vitin 2016 dhe pati një paraqitje mjaft të mirë në 2 sezonet e para në Nou Camp, ndërsa këtë sezon pati vetëm 15 paraqitje, për shkak të një dëmtimi në gju që pësoi vitin e kaluar. Kjo gjë dhe pezullimet për shkak të pandemisë së Coronavirusit, mund të sjellin një kthesë në tarifën e tij.
Sidoqoftë, ai mbetet një lojtar i klasit botëror dhe është plotësisht i aftë dhe në formë të lartë, gjë që e dëshmon dhe koleksioni i trofeve që zotëron. Ai ka fituar dy tituj në La Liga, një varg kupash vendase në Spanjë si dhe Kupën e Botës me Francën, në 2018.
Megjithatë, spekulimet për të ardhmen e tij mesa duket nuk do të ndalen, pasi Mundo Deportivo raporton se Man Utd, Arsenal, Chelsea, Inter, Napoli dhe Paris Saint-Germain janë vetëm gjashtë nga klubet e interesuar për të marrë shërbimet e qendërmbrojtësit.
Duhet shtuar se, duke qenë se ai ka një kërkesë kaq të lartë nga ekipet, mund të përdoret dhe në një marrëveshje shkëmbimi nga Barcelona, për të ulur vlerën e një objektivi të preferuar nga ata, pasi janë të hapura për bisedime, megjithëse vetë Umtiti nuk ka dëshirë të largohet nga Nou Camp. Në këto kushte mbetet për tu parë nëse ai mund të bindet ndryshe, nëse klubi bie dakord për një marrëveshje.