image Gjashtë gjërat që çdokush duhet t'i mbajë në dhomën e gjumit

Këshilla/ Gjashtë gjërat që çdokush duhet t’i mbajë në dhomën e gjumit

news image

Ekspertët kanë treguar se nëse dëshironi që të ndiheni mirë dhe çdo gjë të ju shkojë mbarë në shtëpi, atëherë duhet t’i keni parasysh disa këshilla.

Në dhomën e gjumit duhet patjetër t’i keni gjashtë gjëra, të cilat janë të rëndësishme për disponimin tuaj.

Ja cilat janë ato gjashtë gjëra:

Ndryshoni ngjyrën e mureve sipas gjendjes shpirtërore: Zgjidhni një ton qetësues që do t’ju nxitë të relaksoheni. Harrojini nuancat gri, opsionet e ngrohta pastel janë të preferuarat e të gjithëve.

Investoni në çarçafë cilësorë: Mund të gjeni gjithandej çarçafë që jua bëjnë gjumin më të lehtë. Zgjidhni material pambuku dhe pëlhura që nuk ju bezdisin gjatë natës.

Mbajeni rrëmujën nën kontroll: Asgjë nuk e vret gjendjen shpirtërore kur është nën kontroll. Pamja e dhomës së gjumit nuk mund të jetë perfekte, por nëse ka diçka jashtë rregullit, bëhet e lodhshme për syrin. Kërkojini mobiljet të pajisura me sirtarë dhe dollapë, fshihni gjithçka që nuk ka nevojë të shihet nëpër kuti dhe shporta. Përdorni gjithçka me sistem.

Mbani gjithmonë muzikë: Disa e konsiderojnë TV si një domosdoshmëri për dhomën e gjumit, por gjithashtu mund të jetë një shpërqendrim i madh. Muzika tërheq, por nuk kërkon të njëjtën vëmendje si TV. Mbani diçka që ju qetëson.

Shfrytëzoni sa më shumë dritën e ulët: Një variant tjetër drite? Qirinj të ndezur. Jo vetëm për të krijuar atmosferë, por edhe për të kursyer energjinë. Dhoma e gjumit është edhe më romantike kështu.

Një tabaka ngrënieje: Mëngjesi nuk është ushqimi i vetëm që mund të shijoni në shtrat – herën tjetër, darkën servireni në dhomën e gjumit.