Ekspertët kanë treguar se nëse dëshironi që të ndiheni mirë dhe çdo gjë të ju shkojë mbarë në shtëpi, atëherë duhet t’i keni parasysh disa këshilla.
Në dhomën e gjumit duhet patjetër t’i keni gjashtë gjëra, të cilat janë të rëndësishme për disponimin tuaj.
Ja cilat janë ato gjashtë gjëra:
Ndryshoni ngjyrën e mureve sipas gjendjes shpirtërore: Zgjidhni një ton qetësues që do t’ju nxitë të relaksoheni. Harrojini nuancat gri, opsionet e ngrohta pastel janë të preferuarat e të gjithëve.
Investoni në çarçafë cilësorë: Mund të gjeni gjithandej çarçafë që jua bëjnë gjumin më të lehtë. Zgjidhni material pambuku dhe pëlhura që nuk ju bezdisin gjatë natës.
Mbajeni rrëmujën nën kontroll: Asgjë nuk e vret gjendjen shpirtërore kur është nën kontroll. Pamja e dhomës së gjumit nuk mund të jetë perfekte, por nëse ka diçka jashtë rregullit, bëhet e lodhshme për syrin. Kërkojini mobiljet të pajisura me sirtarë dhe dollapë, fshihni gjithçka që nuk ka nevojë të shihet nëpër kuti dhe shporta. Përdorni gjithçka me sistem.
Mbani gjithmonë muzikë: Disa e konsiderojnë TV si një domosdoshmëri për dhomën e gjumit, por gjithashtu mund të jetë një shpërqendrim i madh. Muzika tërheq, por nuk kërkon të njëjtën vëmendje si TV. Mbani diçka që ju qetëson.
Shfrytëzoni sa më shumë dritën e ulët: Një variant tjetër drite? Qirinj të ndezur. Jo vetëm për të krijuar atmosferë, por edhe për të kursyer energjinë. Dhoma e gjumit është edhe më romantike kështu.
Një tabaka ngrënieje: Mëngjesi nuk është ushqimi i vetëm që mund të shijoni në shtrat – herën tjetër, darkën servireni në dhomën e gjumit.