image Gjarpëri rrëshket në nënstacionin elektrik, ndërpret energjinë për 16,000 klientë

Botë

Gjarpëri rrëshket në nënstacionin elektrik, ndërpret energjinë për 16,000 klientë

news image

Zyrtarët e një kompanie energjetike në Teksas thanë se rreth 16,000 klientë humbën energjinë kur një gjarpër rrëshqiti në një nënstacion dhe ra në kontakt me pajisjet.

Matt Mitchell, një zëdhënës i Austin Energy, tregoi se ndërprerja filloi rreth orës 13:00 të së martës dhe preku rreth 16,000 klientë në kulmin e saj.

“Ndërhyrja në jetën e egër mund të rezultojë në ndërprerje të energjisë,” shkroi Austin Energy në Twitter. “Sot një gjarpër u zvarrit në një nga nënstacionet tona dhe ra në kontakt me një qark të elektrizuar.”

Kompania tha se energjia ishte rikthyer për të gjithë klientët e prekur në orën 14:00

Mitchell bëri të ditur se kompania tani është në procesin e instalimit të gardheve elektrike të tensionit të ulët rreth nënstacioneve për të mbajtur jashtë zvarranikët që rrëshqasin./abcnews.al

/GazetaSinjali/