Blendi Hyseni, familjar i të ndjerit, Gazmend Hysenit i njohur si “Strella” ka paralajmëruar hakmarrje.
Ai përmes një video të publikuar në Tik-Tok ka shkruar se “Gjaku s’bëhet ujë, vëlla”.
Këtë mbishkrim e ka përcjellur me disa foto ku shihet me armë në dorë dhe pamje nga varrimi i “Strellës”.
Kjo video është përcjellë me këngën e Unikkatilit ”po eci”.
30-vjeçari Gazmend Hyseni, ka mbetur i vrarë ndërsa është plagosur personi i dyshuar për vrasjen, Qëndrim Januzi i cili është vëllai i reperit “Buta”.