image Gjakovë: Qytetari provokon për 30 minuta policët me shufër hekuri e me thikë, përfundon në pranga - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

38431

Të shëruar

23754

Të vdekur

989

Gjakovë: Qytetari provokon për 30 minuta policët me shufër hekuri e me thikë, përfundon në pranga

news image

Policët në Gjakovë kanë arrestuar një person i cili i ka provokuar ata me një shufër hekuri dhe një thikë, afër “Viva Fresh Store” në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas sinjalizuesit që e ka dërguar videon në redaksi të Gazetës Sinjali, provokimet e qytetarit kanë vazhduar për rreth 30 minuta, afër semaforëve.

Ai thotë se përleshja mes qytetarit dhe zyrtarëve policorë nisi për një punë komunale.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i cili e mohoi se ka pasur një përleshje.

Sipas tij, personi në fjalë është arrestuar pas raportimeve të qytetarëve, por nuk tregoi se çfarë saktësisht kishte bërë qytetari që është raportuar në polici.

“Një qytetar me një thikë dhe me një shkop është arrestu dhe është shoqëru në stacionin policor. Përleshje nuk ka pasë, mes policëve dhe qytetarit jo. Policët kanë dalë në vendin e ngjarjes pas raportimet të qytetarëve. Nuk kam më shumë informacione se çfarë ka ndodhë, rasti është në trajtim”, tha Xhurkaj./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin