image Gjakovë/ Një person tenton t'i sulmojë me sëpatë fqinjët e tij

Siguri

Gjakovë/ Një person tenton t’i sulmojë me sëpatë fqinjët e tij

news image

Dje në rrugën “Sylejman Lleshi” në Gjakovë, Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Sulm”, raporton Gazeta Sinjali.

Ai dyshohet se ka tentuar t’i sulmojë me sëpatë dy fqinjët e tij, për shkak të disa problemeve të vazhdueshme që kishte pasur me ta.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, tha për Gazetën Sinjali, se ai i ka sulmuar dy komshinjtë e tij, derisa këta të fundit ndodheshin brenda veturës.

Mirëpo, sulmin me sëpatë ndaj tyre e kanë parandaluar fqinjët e tjerë që kishin qenë në vendin e ngjarjes.

“Sipas ankuesve, i dyshuari fillimisht nga dritarja e veturës e kishte kapur njërin nga ankuesit për nofulle dhe pasi që ankuesi tjetër kishte dalë nga vetura, të njëjtin e kishte goditur në këmbë. Më pastaj i dyshuari kishte hyrë në shtëpi dhe e kishte marrë një sëpatë, ku ishte nisur në drejtim të tyre për t’i sulmuar, mirëpo e kishin ndaluar fqinjët tjerë”, tha Xhurkaj.

Xhurkaj bëri të ditur se i dyshuar për këtë rast është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë./Gazeta Sinjali/