image Gjakovë/ Ia kërkon 10 mijë euro dëmshpërblim ish-të dashurës

Siguri

Gjakovë/ Ia kërkon 10 mijë euro dëmshpërblim ish-të dashurës

news image

Një person ka rënë në prangat e Policisë së Kosovës, mëngjesin e djeshëm rreth orës 09:30, në Gjakovë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, arrestimi i tij u bë për shkak të dyshimit se ai ka kryer veprën penale “Shantazh & Dëmtim apo asgjësim i pasurisë”.

I dyshuari kishte shkuar te shtëpia e ish-të dashurës së tij, nga e cila ka kërkuar 10 mijë euro dëmshpërblim.

Policia njofton se i arrestuari ia ka thyer dyert e oborrit të shtëpisë së saj.

I dyshuari për këtë rast, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Gazeta Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në rrugën “Pjetër Bogdani” në Gjakovë./Gazeta Sinjali/