image Gjakovë/Fat në fatkeqësi: Tentoi të vetëvritej, shpëtohet nga vëllai i tij - Sinjali

Gjakovë/Fat në fatkeqësi: Tentoi të vetëvritej, shpëtohet nga vëllai i tij

news image

Një 55-vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës së tij, duke u varur me litar në shtëpinë e tij në fshatin Dallashaj të Gjakovës, dje rreth orës 13:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Por, në momentin e fundit ai është shpëtuar nga vëllai i tij, të cilin e kishte informuar paraprakisht për këtë gjë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, i cili tha se 55-vjeçari është duke u trajtuar në Spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë.

“E ka thirrë vëllain, e ka informuar paraprakisht që do të bëjë vetëvrasje. Vëllai e ka gjetur të varur, por e ka rikthyer në jetë. Viktima është 55-vjeçar dhe për momentin është duke u trajtuar në spital”, tha ai./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin