Për një gjakovar nuk ka nisur mirë dita e djeshme.
Ai ka raportuar në Polici se në oborrin e tij ka gjetur një zarf me përmbajtje kërcënuese.
“Gjakovë 29.01.2020-10:00. Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se, në oborrin e tij ka gjetur një zarf me përmbajtje kërcënuese”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Për rastin Policia e ka njoftuar prokurorin, ndërsa njësitet policore janë duke e hetuar rastin. /Gazeta Sinjali/