Një person është arrestuar dje në Gjakovë, pasi ka inskenuar një situatë kinse është rrëmbyer, me qëllim të përfitimit të parave nga familja e tij.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i PK-së:
Gjakovë 30.06.2020-16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka inskenuar një situatë në të cilën është paraqitur si i rrëmbyer me qëllim të përfitimit të një shume parash nga familja e tij në këmbim të lirimit të tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/