image Gjak e fëmijë të plagosur, publikohen pamje të rënda të vrasjes së amerikanëve nga kartelet e drogës

Botë

Meksikë/ Gjak e fëmijë të plagosur, publikohen pamje të rënda të vrasjes së amerikanëve nga kartelet e drogës

news image

Pamjet e rënda nga skena e vrasjes së tre nënave dhe gjashtë fëmijëve të tyre pasi kartelet e drogës hapën zjarr tregojnë një vend të një fëmije në makinë me njolla gjaku dhe se si janë bërë veturat e sulmuara.

Ndryshe, sipas mediave të huaja, vrasësit i kishin zënë pritën tre veturave përgjatë një rruge, duke masakruar nëntë qytetarë amerikanë që jetojnë në veri të Meksikës.

Të vdekurit përfshinin binjakët tetë muajsh, Titus dhe Tiana, nënën e tyre Rhonita Miller dhe një 10-vjeçare Krystal dhe 12-vjeçari Howard.

Dy nëna të tjera, Dawna Langford dhe Christina Langford Johnson, si dhe djemtë e Dawna, të moshës 11 dhe tre vjeç, gjithashtu u vranë të gjithë.

Gratë kishin qenë duke vozitur në automjete të ndara me fëmijët e tyre nga komuniteti fetar La Mora, ku ata jetojnë, që është një vendbanim dekadash në shtetin Sonora.

Ndërkohë pamjet e publikuara tregojnë njërën nga makinat e nënës të mbuluar me njolla gjaku.

Një tjetër shihet e shkatërruar nga djegia pasi sulmuesit e rrëzuan automjetin e saj duke shkaktuar shpërthimin e rezervuarit të gazit.

Pas marrjes së informatës, një reagim i ashpër ka ardhur edhe nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Ai, duke konfirmuar ngjarjen, ka thënë se familja “u kap midis dy kartelave të drogës, të cilët po qëllonin njëri-tjetrin”.

“Nëse Meksika ka nevojë ose kërkon ndihmë për të pastruar këto monstra, Shtetet e Bashkuara janë të gatshme dhe të aftë të përfshihen dhe të bëjnë punën shpejt dhe në mënyrë të efektshme”, ka thënë Trump. “Kjo është koha që Meksika, me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, të fitojnë luftën mbi kartelet e drogës dhe t’i fshijë ata nga faqja e dheut. Ne thjesht presim një thirrje nga presidenti juaj i ri i ri!”.