image Gjak dhe gëzhoja plumbash - Policia jep detaje për gjuajtjen me armë zjarri mbrëmë në Prishtinë

Siguri

Gjak dhe gëzhoja plumbash – Policia jep detaje për gjuajtjen me armë zjarri mbrëmë në Prishtinë

news image

Mbrëmë në rrugën “Simon Shiroka” në Prishtinë janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri, raporton Gazeta Sinjali.

Madje, sipas sinjalizuesve, ishin dëgjuar deri në 12 të shtëna.

Ani pse policia mbrëmë tha se në vend ngjarje gjeti 3 gëzhoja, sot në raportin 24-orësh kanë njoftuar se janë gjetur 5 gëzhoja gjithsej.

Po ashtu, policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë vërejtur edhe njolla gjaku.

Ende nuk është raportuar për persona të dyshuar ose ndonjë të arrestuar.

“Rr. Simon Shiroka, Prishtinë 31.10.2020 – 22:20. Është raportuar për të shtëna me armë, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes nga ku kanë konfiskuar 5 gëzhoja. Në vendin e ngjarjes janë vërejtur njolla gjaku. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon te hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Gazeta Sinjali/