image Giroud vendos fatin e derbit, Milani kthehet në krye të tabelës

Futboll

Giroud vendos fatin e derbit, Milani kthehet në krye të tabelës

news image

Derbi i javës së 28-të në Itali i takon gjigantit Milan. Një ndeshje e zjarrtë me shumë raste por me vetëm një gol të shënuar nga francezi Giroud në minutën e 49′ pas një assisti nga anësori Davide Calabria.

Notat më të mira nga ky takim sipas Sofascore i kishin Hernandez i Milanit 7.8 dhe portieri i Napolit, Ospina, 7.8 po ashtu.

Kjo ndeshje ishte e rëndësisë së madhe duke pasur parasysh që Milani, Napoli dhe Interi janë në garë të ngushtë për sccutedon e kësaj sezone.

Amir Rrahmani ishte nga minuta e parë e ndeshjes dhe është vlerësuar me notë 7.0.

Milani me ketë fitorë ka arritur në 60 pikë, dy pikë para Interit me një ndeshje më pak dhe 3 pikë më shumë se napolitanët e pozicionuar në vendin e 3-të me 57.

/GazetaSinjaliSporti/