image Giroud i dëshpëruar që nuk u transferua tek Inter

Futboll

Futboll/ Giroud i dëshpëruar që nuk u transferua tek Inter

news image

Sulmuesi i Chelseas, Olivier Giroud në një intervistë për ‘Telegraph’ ka treguar se ka shpresuar se gjatë afatit të janarit do të transferohej tek skuadra e Inter.

‘Në janar unë e pash vetën time larg nga Chelsea. Unë pash gjashtë muaj të komplikuar para meje. Prandaj kisha dëshirë që të ndryshoja skenarin.’

‘U mundova në janar. Ishte gjithçka e kryer por në fund Chelsea vendosi që të mos më largoj’

‘Ata do të më largonin vetëm nëse do të gjenin zëvendësues. Unë shpresova se do të largohesha deri me datën 31 janar’, u shprehë francezi.

Giroud përveç me Interin, ishte lidhur edhe Lazion edhe Tottenhamin gjatë janarit./Gazeta Sinjali/