image Girona fiton, Aro Muric në portë për 120 minuta

Futboll

Girona fiton, Aro Muric në portë për 120 minuta

news image

Pas një kohe të gjatë, Arijanet Muric është rikthyer në aksion sonte te Girona, shkruan Sinjali Sportiv.

Girona ka zhvilluar sonte ndeshjen e vlefshme për fazën 1/32 e finales në Kupën e Mbretit, ndaj Lugos.

Skuadra ku aktivizohet portieri i Kosovës shënoi fitore me rezultatin 2-1, duke siguruar kështu kalimin tutje.

Murici ishte titullar në këtë ndeshje dhe mbrojti portën e Gironas për 120 minuta, aq sa zgjati edhe ndeshja.

Image may contain: one or more people, people playing sport and people standing

Ndryshe, Arijanet Muric është i huazuar nga Manchester City te Girona. Sipas marrëveshjes, 22 vjeçari do rikthehet te ‘Qytetarët’ në fundin e këtij sezoni. /Sinjali Sportiv/.