Pas një kohe të gjatë, Arijanet Muric është rikthyer në aksion sonte te Girona, shkruan Sinjali Sportiv.
Girona ka zhvilluar sonte ndeshjen e vlefshme për fazën 1/32 e finales në Kupën e Mbretit, ndaj Lugos.
Skuadra ku aktivizohet portieri i Kosovës shënoi fitore me rezultatin 2-1, duke siguruar kështu kalimin tutje.
Murici ishte titullar në këtë ndeshje dhe mbrojti portën e Gironas për 120 minuta, aq sa zgjati edhe ndeshja.
Ndryshe, Arijanet Muric është i huazuar nga Manchester City te Girona. Sipas marrëveshjes, 22 vjeçari do rikthehet te ‘Qytetarët’ në fundin e këtij sezoni. /Sinjali Sportiv/.