image Gigi Hadid dhe Zayn Malik në pritje të fëmijës së parë

Bota e Yjeve

Showbiz/ Gigi Hadid dhe Zayn Malik në pritje të fëmijës së parë

news image

Gigi Hadid dhe i dashuri i saj Zayn Malik janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Raporti i TMZ citon “burime familjare” ku thonë se supermodelja është shtatëzënë me 27 vjeçarin.

Nuk është bërë e ditur ende nëse dyshja e njohin gjininë e foshnjës, por të dy familjet janë të gëzuar nga lajmet.

Lajmi vjen pasi Gigi Hadid festoi ditëlindjen e saj të 25-të në fermën e familjes së saj në Pensilvani në mbyllje, për shkak të kufizimeve të krijuara për të kufizuar përhapjen e COVID-19 në SHBA.

Hadid dhe Malik filluan lidhjet në 2015. Ata u ndanë tre vjet më vonë, por u raportua se ishin bashkë përsëri në fund të vitit të kaluar. Asnjë prej tyre nuk e ka konfirmuar zyrtarisht shtatzëninë./Gazeta Sinjali/