Getoar Selimi i njohur me emrin artistik si Ghetto Geasy, krahas muzikës është tejet aktiv edhe në rrjetet sociale, ku numëron mijëra ndjekës.
Së fundmi në profilin e tij në Instagram, rep-artisti ka publikuar dy imazhe, ku tregon se si dy vite më parë pjesëtarë të “Babastars” shfaqeshin me maska me ngjyra në klipin “High for real”, teksa skena të njëjta janë parë te klipi “Highest in the room” të rep-artistit të njohur amerikan, Travis Scott.
Ghetto Geasy ka vendosur vetëm t’i nënvizojë datat e lansimit të këtyre projekteve, duke lënë të nënkuptohet që rep-artisti amerikan është “frymëzuar” nga Babastars.
Mbetet të shihet nëse Travis Scott do të reagojë karshi këtyre fotografive, ashtu siç bëri edhe Tyga për Capital T./Gazeta Sinjali/