image Reperi amerikan i përgjigjet Capital T, pas dyshimeve se i kopjoi skenën

Bota e Yjeve

Showbiz/ Reperi amerikan i përgjigjet Capital T, pas dyshimeve se i kopjoi skenën

news image

Rep-artisti i njohur shqiptar Capital T, gjatë ditës së djeshme zgjoi dyshimet se rep-artisti amerikan Tyga, i ka kopjuar skenën e koncertit.

Këtë Capital T e bëri përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku edhe e bëri tag Tygan, transmeton Gazeta Sinjali.

Çka mendoni njerëz?”, ka shkruar artisti shqiptar në mbishkrimin e fundit, përderisa Tyga ka vendosur t’i përgjigjet atij me një koment të vetëm.

https://www.instagram.com/p/B4FVkEYh99E/

Asnjëherë nuk e kam parë skenën tënde. Mendjet e mira mendojnë njësoj”, i ka shkruar Tyga rep-artistit shqiptar.

Capital T i ka kthyer përgjigjen me një emoji të vetëm, duke thënë se mbështetë atë që reperi amerikan e tha./Gazeta Sinjali/