Rep-artisti shumë i përfolur shqiptar, Ghetto Geasy, së fundmi ka bërë një ndryshim në pamje.
Ai ka vendosur që t’i heqë flokët dhe këtë e ka bërë të ditur përmes një imazhi të publikuar në rrjetin social Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.
“Refresh”, ka shkruar ai Geti në mbishkrimin e fotografisë, ku ka marrë komente të shumta nga më të ndryshmet prej ndjekësve.
Geti njihet si njëri ndër artistët që guxon të bëjë ndryshime herë pas here në pamje dhe se kjo paraqitje e re e tij nuk e befason publikun.
Ndryshe, Malena është projekti i fundit muzikor i rep-artistit në bashkëpunim me Majkun. Kënga është publikuar në muajin qershor dhe deri më tani numëron mbi 13 milionë klikime në kanalin Youtube./Gazeta Sinjali/