image Gëvalla në Gjermani flet për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE

Politikë

Gëvalla në Gjermani flet për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është duke qëndruar për vizitë pune në Gjermani.

Ajo është takuar sot me deputetin e Bundestagut gjerman nga radhët e CDU-së, Roderich Kiesewetter.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se ata kanë diskutuar rreth gjendjes së sigurisë në Kosovë pas 24 shtatorit të vitit të kaluar, masat e nevojshme për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon si dhe procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe BE.

Gërvalla ka falënderuar deputetin gjerman, Roderich Kiesewetter, për qëndrimin e tij të vazhdueshëm në mbështetje të Kosovës.

Kjo vizitë pune e Gërvallës në Berlin është një mundësi e mirë e koordinimit dhe bashkërendimit të veprimeve dhe politikave me përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme gjermane.

/GazetaSinjali/