image Gërvalla e uron O’Brien: Mezi presim ta forcojmë partneritetin tonë strategjik

Politikë

Gërvalla e uron O’Brien: Mezi presim ta forcojmë partneritetin tonë strategjik

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla e ka uruar Jim O’Brien pasi ai u bë Ndihmës i Sekretarit të Shtetit.

Gërvalla shkroi se mezi pret që partneriteti strategjik i Kosovës me SHBA-në të forcohet.

“Urime Jim O’Brien për konfirmimin e tij si Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike”, shkroi Gërvalla në “X”.

“Ne mezi presim ta forcojmë partneritetin tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara, të rrënjosura në vlerat tona të përbashkëta të demokracisë dhe lirisë”, shtoi ajo.

Ish i dërguari amerikan për Ballkanin, O’Brien u zgjodh nga presidenti amerikan, Joe Biden për t’u ulur në pozitën e re.

/GazetaSinjali/