image "Mozomakeq", Krasniqi kritikon Gërvallën: E paaftë, na ka turpëru kudo që ka shku

Politikë

“Mozomakeq”, Krasniqi kritikon Gërvallën: E paaftë, na ka turpëru kudo që ka shku

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka komentuar aktivitetin diplomatik të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Krasniqi këtë punën të Gërvallës e ka quajtur ”mozomakeq“, duke thënë se po e turpëron Kosovën.

Ai shtoi se diplomatëve që merren me çështjen e Kosovës iu vjen keq kush e përfaqëson vendin.

”Për besë është vështirë me gjetë fjalë për paaftësinë e saj dhe turpërimin që po na bën ka po shkon. Është e pabesueshme me kend do që flet prej diplomatëve ndërkombëtarë që e përcjellin Kosovën iu vjen keq për neve, na ka turpëru kudo që ka shku“, ka thënë Krasniqi në “Frontal”.

Kryetari i PDK-së ka kritikuar Gërvallën edhe për qasjen ndaj Bashkimit Evropian ku kjo e fundit e quajti BE-në ”tigër prej letre“ në aspektin e sigurisë. 

/GazetaSinjali/