Sportistja shqiptare, Getta Beqa u shpall Kampione Bote kategoria “Wellness” në Kampionatin Botëror të Fitnesit, që u mbajt në Kore të Jugut.
Këtë e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, ku ajo shkroi se “nuk ka emocion të përshkruhet kur valëvitet në arenën botërore flamuri ynë kombëtar”.
Tutje, ajo falënderoi familjen e saj për besimin dhe gjithë Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, Komitetin Olimpik dhe Federatën Shqiptare të Bodybuilding dhe Fitness-it. Në fund falënderoi edhe gjithë shqiptarët e Shqiptarinë.
Postimi i plotë i Getta Beqës:
“Nuk ka emocion te pershkruhet kur valvitet ne arenën boterore Flamuri yne Kombetar. Kur ekzekutohet Himni ne nje tjetèr skaj te Globit, ku ben cdo njeri te ndihet krenar qe eshte Shqiptar. Falenderoi Zotin qe me dha Drite te shkelqej ne Kampionatin Boteror tè Fitnessit. Falenderoj familien time per besimin. Falenderoj z. Rando Kukeli qe me mundesoi te mbaj Flamurin Kombetar. Falenderoi z.Marin Meksi qè Luftoi do çast pèr tè mbrojtur ketë Flamur. Falenderoi z.Fidel Yili qe me mbeshteti ne skenen e Lindjes se Larget se bashku me z.Ismet Krasniqi dhe z.Besim Aliti. Falenderoi Qeverine e Republikes se Shqiperise, Komitetin Olimpik dhe Federaten Shqiptare te Bodybuilding dhe Fitness. Falenderim per gjithe Shqiptarët e Shqiptarine!”