image Getinjo tregon arsyen se përse qëndroi në burg për disa muaj

Bota e Yjeve

Getinjo tregon arsyen se përse qëndroi në burg për disa muaj

news image

Reperi kosovar, Getinjo, i cili ka disa vite në skenën muzikore, ka përmendur faktin se ai ka qenë në burg.

Ai së fundmi ishte i ftuar në emisionin “N.I.N”, ndërsa krahas karrierës profesionale ka rrëfyer edhe shumë të pathëna për jetën e tij private.

Në një nga rrëfimet e jetës, artisti nga Ferizaj tregon se ka qëndruar në burg për disa muaj.

“Në vitin 2014 kam qenë në burg, kam ndenjur dy muaj. Kam pasur një dokument ilegal dhe natën e ditëlindjes ma kanë bërë surprizë, do të thotë psikologia që ka biseduar me mua gjatë muajit që kam qenë aty, më ka parë që nuk jam për aty kam qenë në energjinë që po du me ndez”, ka thënë ai/Gazeta Sinjali/