Vëllai i reperit të njohur nga Ferizaj, Mozzik-ut, Getinjo i ka thënë disa fjalë për iniciativën e shpërndarjes falas të albumit më të ri “Mozzart”.
Me anë të një postimi, Getinjo ka falënderuar fansat që dolën ta mirëpresin Mozzikun dhe veçanërisht që kanë mbajtur maska.
“Faleminderit qytetarë për mbajtjen e maskave, Ju duam” , ka shkruar ai.
Reperi Mozzik gjatë ditës së sotme takoi nga afër fansat në disa qytete të Kosovës dhe iu dhuroi atyre albumin e ri.
Gjithashtu ai i kishte lutur fansat që kushdo që del ta takojë atë të vendosin maska dhe të ruajnë distancën.
Por, turma ishte e madhe kudo që ai shkoi, andaj Policia ka ndërprerë iniciativën e reperit dhe nuk ka mundur të vazhdojë në qytetet tjera. /Gazeta Sinjali/