image Gërxhaliu: Në varrezën masive në Kizhevak ishin hedhur mbi një milion metra kub gurë

Kosovë

Gërxhaliu: Në varrezën masive në Kizhevak ishin hedhur mbi një milion metra kub gurë

news image

Pas më shumë se pesë vitesh, familjarët e shtatë viktimave të Rezallës dhe dy mbetjeve të tjera mortore që janë ribashkim i trupave të gjetur në Rudnicë janë kthyer në Kosovë.

Eksperti mjeko-ligjor Arsim Gërxhaliu ka thënë se është punuar për pesë vite për të identifikuar këto mbetje mortore.

Ai tha se ka pasur shumë dyshime se edhe në Kizhevak ka mbetje mortore por në fillim të gërmimeve nuk kanë hasur mbetje kockore.

“Meqë Kizhevaku është vend i minierës kishim dyshime se mund të ketë varrezë masive. Mbi atë pjesën ku janë varrosur [fshehur] viktimat janë hedhur mbi një milionë kubik gurë dhe mbeturina”, tha ai.

Gërxhaliu tha se zbulimi i lokacionit të varrezës masive është bërë i mundur vetëm falë pamjeve satelitore që janë dhënë nga Amerika.

Ai thotë se një periudhë për shkak të dimrit janë ndërprerë kërkimet, por që viktimat janë gjetur pas rifillimit të gërmimeve në pranverë.

Ish-drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu thotë se në Kizhevak janë kryer gërmimet.

Është një pjesë mes Rashkës dhe Novi Pazarit që quhet Kozarevë. Atje kemi gërmuar tri herë por tash jemi detyruar të kërkojmë informacione satelitore nga Kryqi i Kuq pasi që dyshohet se edhe aty ka varrezë masive”.

Gërxhaliu tha se edhe për një tjetër lokacion në Serbi ka dyshime që ka një varrezë masive.

“Edhe ajo është një minierë thëngjilli ky dyshohet për varrezë”. tha ai për RTV Dukagjinin.

Ai ka thënë se me palën serbe nuk është e lehtë të negociohet për varrezat masive./GazetaSinjali/