image Gërvalla s'e ndalë dorën, shkarkon edhe dy diplomatë eminentë

Politikë

Gërvalla s’e ndalë dorën, shkarkon edhe dy diplomatë eminentë

news image

Duke u thirrur në një vendim për konkursin në Ministrinë e Punëve të Jashtme, para 11 viteve si argument i zbehtë ministrja Gërvalla shkarkon edhe dy diplomatë kosovarë që kishin shërbyer për 7 vite në Shkup, Beograd dhe Zagreb.

Diplomatët e shkarkuar së fundi nga Gërvalla-Schwarz janë, Amir Haziri dhe Flurim Gashi, të cilët janë diplomatë eminent.

Haziri në mars të këtij viti kishte kërkuar që nga 1 marsi e deri me 1 shtator 2022, të marrë pushim pa pagesë dhe në punë të paraqitej me 2 shtator 2022.

Kjo kërkesë fillimisht ishte pranuar nga MPJD dhe ishte cekur që pas përfundimit të pushimit pa pagesë, Amir Haziri rikthehet në punë.

Dokument: Vendimi për lejimin e pushimit pa pagesë.

Mirëpo, përkundër që në vendim thuhej se Haziri mund të kthehet në punë pas përfundimit të pushimit, ai një ditë pa e përfunduar pushimin u shkarkua nga MPJD në pozitën që e mbante.

Në vendimin shihet se më datë 31 gusht është vendosur që të shkarkohet nga MPJD dhe në vendim shkruhet: “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, nuk mbanë detyrim për sistemimin e z.Haziri, brenda MPJD’së”.

Ky vendim ka hyrë në fuqi me datë 2 shtator 2022, në ditën edhe kur është protokolluar.

Diplomati Amir Haziri, ka shërbyer 3 vite në Beograd në themelim të misionit dhe 4 vjet në Zagreb si diplomat

Ndërsa, Flurim Gashi, ka shërbyer në Divizionin për Politika të Sigurisë në MPJD dhe ka shërbyer në Shkup për 7 vite, ku tash edhe e sa kohë është emëruar edhe burri i Presidentes, Prindon Sadriu.

/GazetaSinjali/