image Policia deklarohet për incidentin te rruga ‘B’ ku pati përleshje, dy persona përfundojnë në stacion

Siguri

Policia deklarohet për incidentin te rruga ‘B’ ku pati përleshje, dy persona përfundojnë në stacion

news image

Rreth orës 19:00, është raportuar për dy aksidente trafiku në rrugën “B” në Prishtinë.

Nga informatat e para bëhet e ditur se në njërin nga aksidentet janë përfshirë dy vetura, ndërkaq për rrjedhojë disa persona janë përfshirë në rrahje pas aksidentit.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar për në stacion dy persona.

Ndërsa aksidenti i dytë ka ndodhë në mes të një veture dhe kamioni ku si pasojë e aksidentit, katër personave janë lënduar dhe u është ofruar ndihmë mjekësore.

Lidhur me këto ngjarje policia ka nisur hetime.

/GazetaSinjali/