image Frikë për sulm dhe komplote, shënjestra e celulës terroriste në Shqipëri është numri dy i MEK

Shqipëri

Frikë për sulm dhe komplote, shënjestra e celulës terroriste në Shqipëri është numri dy i MEK

news image

Shënjestra e celulës terroriste që po planifikonte një sulm ndaj anëtarëve të MEK, të vendosur në zonën e Manzës, në Shqipëri ishte numri dy i MEK, shtetasi Mehdi Abrishamshi.

Sipas dosjes hetimore rezulton se celula terroriste kishte në përbërje të saj jo vetëm anëtarë të Gardës iranian, por edhe ish-anëtarë të MEK, që dyshohet se jepnin informacion.

SPAK po kryen hetime prej katër vitesh për një celulë, që po planifikonte sulm ndaj MEK në Shqipëri. Më 2019 godit një celulë terroriste. News24 ka zbuluar dosjen e plotë hetimore, ku rezulton se celula terroriste me shumë gjasë do të kishte në shënjestër numrin 2 të MEK, Mehdi Abrishamshi. Sipas të dhënave të SPAK, rezulton se ai ka qëndruar në Shqipëri për një kohë të gjatë, ku dyshohet se ai mund të ishte në shënjestër të celulës. Rezulton se celula terroriste kishte në përbërje të saj jo vetëm anëtarë të Gardës iranian, por edhe ish-anëtarë të MEK, që dyshohet se jepnin informacion. Sipas të dhënave të hetimit, rezulton se anëtarët e celulës bënin vëzhgime të anëtarëve të MEK në Shqipëri”, tha gazetarja Klodiana Lala.

Pas një hetimi të nisur prej ditësh nga SPAK për një grup iranianësh, të cilët kanë dalë nga qendra në të cilën kanë qenë të strehuar, 5 persona mësohet se janë shoqëruar për disa orë në Policinë e Tiranës. Ata janë marrë në pyetje në lidhje me të qenurit pjesë e një celule terroriste që dyshohet se po përgatisnin sulme kundër anëtarëve të MEK.

Edhe pse Policia nuk ka bërë me dije shkaqet e shoqërimit të tyre iranianët që kanë dhënë dëshmitë e tyre në Drejtorinë e Antiterrorit pranë kësaj drejtorie janë nën hetim për shkak të dyshimit të përfshirjes së tyre në një celulë terroriste, ndërkohë që ka dyshime që ata janë edhe të përfshirë në spiunazh. Pas dëshmisë ata janë lënë të lirë.

Ndërkohë që bëhet me dije se janë ushtruar kontrolle në objektet e 9 personave si pjesë e kësaj ‘celule’ të dyshimtë.

/GazetaSinjali/