image Aksident mes një traktori dhe veture në Drenoc, dy persona të lënduar

Siguri

Aksident mes një traktori dhe veture në Drenoc, dy persona të lënduar

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Deçan-Gjakovë, në fshatin Drenoc.

Nga ky aksident në të cilin ishin të përfshirë një veturë dhe një traktor, mbetën të lënduar dy persona.

Këtë rast, e ka konfirmuar Policia e Kosovës të cilët thonë se: “Rreth orës 12:15, në rrugën Deçan – Gjakovë ka ndodhur një aksident në mes një traktori dhe veture. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime”.

Dy të lënduarit janë në trajtim mjekësor në spitalin e Pejës dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

/GazetaSinjali/