image Gërvalla: Që nga mëngjesi me presidenten, kryeministrin e ministrat jemi angazhuar dhe po ofrojmë ndihmën tonë

Sociale

Gërvalla: Që nga mëngjesi me presidenten, kryeministrin e ministrat jemi angazhuar dhe po ofrojmë ndihmën tonë

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka reaguar lidhur me aksidentin si pasojë e të cilit humbën jetën dhjetë kosovarë që u nisën nga Frankfurti për në Kosovë dhe 44 të tjerë u lënduan, pasi që autobusi me të cilin po udhëtonin humbi kontrollin dhe doli jashtë rrugës, mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:00, në Slavonski Brod të Kroacisë, raporton Gazeta Sinjali.

Gërvalla ka thënë se ajo bashkë me presidenten, Vjosa Osmani, kryeministrin, Albin Kurtin dhe me kolegët e saj ministra janë angazhuar dhe po ofrojnë ndihmën e tyre për këtë rast.

“Në koordinim me Presidenten, Kryeministrin dhe kolegë ministra që nga orët e hershme të mëngjesit jemi duke u përpjekur të sqarojmë rrethanat dhe të ofrojmë ndihmën tonë, kudo që është e nevojshme. MPJ dhe institucionet tona të tjera do t’ju mbajnë vazhdimisht të informuar”, shkroi ajo në Facebook.

“Lutemi për shpirtrat e të vdekurve dhe ndajmë këtë dhimbje të madhe me familjet dhe të dashurit e tyre, ndërsa të lënduarve ju urojmë shërim sa më të shpejtë.”/Gazeta Sinjali/