Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla sot po qëndron në Izrael.
Biznesmeni izraelit, i cili njëkohësisht është edhe anëtar i presidencës së Dhomës së Tregtisë, Roy Roznek, ka shpërndarë disa foto bashkë me ministren, nga vizita e saj në Tel Aviv.
“Vizita e parë e Ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës znj, Gervalla Schwarz në Izrael”, ka shkruar Roznek.
Ai tregoi për një takim me krerët e dhomave të tregtisë në Tel Aviv.
“Takim me krerët e dhomave të tregtisë në Tel Aviv”, ka shkruar ai.