image Gërvalla pas takimit me Sarrazin: Kosova nuk tërhiqet nga mbrojtja e qytetarëve në veri

Politikë

Gërvalla pas takimit me Sarrazin: Kosova nuk tërhiqet nga mbrojtja e qytetarëve në veri

news image

Zëvendës kryeministrja dhe ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se Kosova nuk do të tërhiqet nga mbrojtja e qytetarëve të saj në veri.

Më tej ajo ka shtuar se, Kosova nuk do të tërhiqet as nga kërcënimet e ekstremistëve të mbështetur nga Beogradi.

Zëvendës kryeministrja Gërvalla ka deklaruar ajo përmes një postimi në Twitter, ku ka njoftuar se është takuar me emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor.

“Shkëmbim i hapur dhe konstruktiv me të dërguarit e Ballkanin Perënimdor Manuel Sarrazin i Gjermanisë. I kërkova BE-së të mos tolerojë pengimin kriminal kundër parimeve evropiane dhe sundimit të ligjit. Kosova nuk do të tërhiqet nga mbrojtja e qytetarëve të saj në veri nga kërcënimet e ekstremistëve të mbështetur nga Beogradi”, ka thënë ajo.

/GazetaSinjali/