image MPJD për vdekjen e Artan Zymberit në burgun e Serbisë: Po përpiqemi të marrim informata, por s'kemi konfirmim mbi rastin
[wp-story id="814678"]

Drejtësi

MPJD për vdekjen e Artan Zymberit në burgun e Serbisë: Po përpiqemi të marrim informata, por s’kemi konfirmim mbi rastin

news image

Më 2 dhjetor u raportua për vdekjen e një kosovari në një burg të Serbisë. Familja Zymberi nga qyteti i Pejës ka bërë të ditur se djali i tyre, Artan Zymberi ka vdekur në burgun e Serbisë, më saktësisht në (Sremska Mitrovica), ku sipas dyshimeve të kësaj familjeje, i ndjeri është vrarë në këtë burg, vetëm sepse kishte tatuazh në gjoks; Adem Jasharin, emblemën e UÇK-së, dhe Skënderbeun, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës thonë për Gazetën Sinjali se Misioni i Posaçëm i Republikës së Kosovës në Beograd ka kontaktuar me Zyrën Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, për ta konfirmuar rastin.

Ata shtojnë se ende nuk kanë marrë konfirmim për rastin.

Nga Zyra Ndërlidhëse e Serbisë në Kosovë na është komunikuar se janë duke u përpjekur të marrin të dhënat e nevojshme nga autoritetet tjera serbe, por deri tani nuk na kanë ofruar ndonjë informatë me të cilën e konfirmojnë rastin”, thuhet në përgjigjen nga MPJD për Sinjalin.

Ndërsa shtojnë se “Misioni i Posaçëm i Republikës së Kosovës në Beograd dhe ambasada e  Republikës së Kosovës në Norvegji janë në kontakt dhe në dispozicion të familjes Zymberaj”.

Nga MPJD po ashtu, theksojnë se për rastin nuk kanë parë raportime nga mediat serbe.

Po ashtu, mediat serbe nuk kanë raportuar për vdekjen e z. Artan Zymberaj”, thuhet në përgjigjen për Sinjalin.

Si përfundoi Artan Zymberi në burgun e Serbisë?

Familjarët e të ndjerit kishin bërë të se ditur se Artani një vit më parë ishte arrestuar në Serbi për posedim të disa tabletave.

Atje iu caktua masa e burgimit për 3 vjet, por që sipas tij, pas dhjetorit do të transferohej në Norvegji.

Sipas xhaxhait, përgjatë një viti, prej kohës kur nipi i tij ishte në burg, nuk e kanë takuar asnjëherë, gjithmonë me arsyetime të ndryshme.

Këtu lindin edhe dyshimet e familjes, që shprehen se vrasja mund të ketë ndodhur për shkak të “tatuve” të Adem Jasharit, Skënderbeut, Shqiponjës e UÇK-së

Deklarata e Nexhat Zymberajt:

Na sipas informatave të prifitit që na ka tregu, na ka jep lajmin që djali ka vdekur në burgun Mitrovicës Sremit. (Sremska Mitrovica) Prifti norvegjez, se këtu në Novergji prifit zakonisht i jep informatën që ka ndërruar jetë. Sigurisht përmes konsulatës ka ardh ky informacion, unë nuk kam qenë aty ku ka ardhur ky informacion.

Çka po di unë, e kanë nxonë me do tableta, hapa, nuk e di as vet me çfarë hapa dhe u burgos atje. Dhe madje e kanë dënu 3 vjet. Ai ka nejt që 1 vit e diçka, ai ka pas mu transferu në shtetin norvegjez, sepse ai shtetas norvegjez dhe kështu mas vitit të ri ka pasë që ky ka mu transferu në Norvegji me kry burgun.

Ka qenë në burgun Sremska Mitrovica. Është burg i serbëve. Unë kam këqyrë gjithkah nëpër informata, kjo ngjarje ka pas ndodhur para 1 jave, ku kish pas ndodhur një zjarrë aty, kurse 4 gardianë janë lëndu edhe dy të burgosur janë dërguar në Novi Pazar duke u shëruar. Ku nuk e dimë a ka mundur të ketë qenë edhe ky pjesë e kësaj ngjarje.

Që 1 vit as kontakt, ja djali nuk po do me folë ja nuk është aty ja është në ushtrime. Që 1 vjet nuk kemi pasur kurrfarë kontakti.

Na po dyshojmë se ky ka pasur, tatu, Adem Jasharin në gjoks, Skënderbeun në tjetrën anë, shqiponjën, ka pasur edhe emblemen e UÇK-së. Ky nuk e ka ditur as gjuhën serbe se ai u lind e rritur në Norvegji. Kanë dyshime se serbët gjithçka bojnë.

/GazetaSinjali/