image Gërvalla largohet nga Kuvendi, PDK e AAK lëshojnë sallën - përfundon seanca për politikë të jashtme

Politikë

Gërvalla largohet nga Kuvendi, PDK e AAK lëshojnë sallën – përfundon seanca për politikë të jashtme

news image

Për shkak të mungesës së kuorumit ka përfunduar seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës për ditën e sotme.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka njoftuar për largimin nga seanca të ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, e cila kishte një takim në agjendën e saj, raporton Gazeta Sinjali.

Largimi i Gërvallës shkaktoi pakënaqësi te partitë opozitare, duke bërë kështu që Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës të lëshojnë sallën.

Konjufca, tha se “më nuk ka kuorum për ta vazhduar seancën”, dhe kësisoj përfundoi për ditën e sotme.

Në Kuvendin e Kosovës sot u diskutua për politikën e jashtme.

/GazetaSinjali/