Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, theksoi se përmes vendosjes së ligjshmërisë është bërë progres në shërbimin e jashtëm të Kosovës.
Në raportimin para Komisionit për Punë të Jashtme, Gërvalla tha se asnjë diplomat nuk është avancuar me prapavijë politike.
Më tej shefja e diplomacisë kosovare ka theksuar se në buxhetin e vitit të ardhshëm janë paraparë edhe hapja e misioneve të reja diplomatike.
Nga ana tjetër deputetët nga opozita u shprehën kritik karshi kryediplomates, siç thanë për politizimin e shërbimit të jashtëm të Kosovës.