image Gërvalla: BE-ja nuk ka arsye të mohojë liberalizimin e vizave për Kosovën
[wp-story id="814678"]

Politikë

Gërvalla: BE-ja nuk ka arsye të mohojë liberalizimin e vizave për Kosovën

news image

Kryediplomatja e Kosovës Donika Gërvalla–Schwarz theksoi se vendi i saj është i përkushtuar për të arritur një marrëveshje finale me Serbinë, që do të duhet të rezultonte me njohjen e ndërsjellë.

Ajo shton se sa më parë që Serbia ta njohë realitetin me shtetin e ri të Kosovës në Ballkan, aq më shpejt do të përparonte drejt rrugës evropiane. Gërvalla–Schwarz foli edhe mbi çështjen e liberalizimit të vizave mes BE-së dhe Kosovës, ndërsa pritet që me 13 tetor Republika Çeke, e cila ka kryesinë e radhës së Bashkimit Evropian, ta trajtojë këtë çështje gjatë mbledhjes së Këshillit Evropian.

Sipas ministres Gërvalla-Schwarz, Kosova i ka përmbushur kriteret e kërkuara për liberalizim vizash dhe kjo çështje më shumë sesa përgjegjësi e palës kosovare, është tashmë e Bashkimit Evropian çka mund të vinte në pikëpyetje kredibilitetin e tij.

/GazetaSinjali/