Janë disa skuadra nga Premier League të interesuara për shërbimet e Philippe Coutinhos.
Në mes të disa skuadrave të interesuara si Arsenali, Newcastle e Evertoni, së fundi në garë për shërbimet e brazilianit ka hyrë edhe Aston Villa.
Madje tashmë raportohet se Aston Villa ka bërë përparime duke i prirë garës për 29-vjeçarin.
Siç raporton Fabrizio Romano, Aston Villa është në kontakt të drejtpërdrejtë me agjentin Philippe Coutinho për të negociuar një huazim të mundshëm, megjithatë ende nuk ka një marrëveshje të përfunduar.
Aston Villa are in direct contact with Philippe Coutinho agent to negotiate potential loan move, as first reported by @tjcope @helenacondis. It’s not a done deal/agreed yet. ???????? #AVFC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 5, 2022
Coutinho has been discussed with 3 Premier League clubs. He’s open and prepared to leave Barça.
Romano gjithashtu shton se Coutinho ka diskutuar me tri klube të Premierligës dhe se ai është i hapur dhe i përgatitur të largohet nga Barça këtë afat kalimtar të janarit. /Gazeta Sinjali Sporti/