image GERMIN: Pakot që po kërkojmë të verifikohen janë dërguar prej 19-5 tetor

Kosovë

Diaspora/ GERMIN: Pakot që po kërkojmë të verifikohen janë dërguar prej 19-5 tetor

news image

Organizata GERMIN, përmes një komunikate dërguar mediave, ka thënë se nga data 19 shtator deri më 5 tetor në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kanë arritur gjithsejtë 15,795 pako të fletëvotimeve përmes postës ndërsa nga to, GERMIN thotë se 3,782 janë nga Republika e Serbisë.

Ndërkohë, organizata në fjalë thotë se nga data 6-11 tetor në KQZ kanë arritur edhe 4,639 pako me fletëvotime nga diaspora.

“Të gjitha këto pako janë dërguar nga data 19-5 tetor (gjatë procesit të rregullt të votimit me postë) në bazë të vulës së postës dërguese që shfaqet në pako, mirëpo nuk kanë arritur deri me 5 tetor në faun postar të KQZ-së, për shkaqe teknike të postës.

Vonesa në arritjen e zarfeve me fletëvotime në kohë nuk është përgjegjësi e votuesve nga diaspora”, thotë kjo organizatë, ndërsa kërkon nga KQZ-ja që të vlerësohen dhe numërohen edhe këto pako që kanë arritur pas afatit përfundimtar të 5 tetorit.

“Mospranimi i votave të tyre përbën një cenim të së drejtës kushtetuese për të votuar”, ka theksuar më tej organizata GERMIN e cila ka përcjellë përmes medieve të gjitha detajet e dërgesave që janë nisur për secilën ditë. /Gazeta Sinjali/