Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismaili, po vazhdon me aktivitete edhe në fund të këtij viti.
Genta është përfolur shumë këtë kohë për lidhjen e saj të re me miliarderi turk, kurse nuk është duke munguar edhe në paralajmërimet që është duke i bërë kohëve të fundit.
Ajo u paraqit me një fustan tejet ekstravagant dhe plot hijeshi në Stamboll, pas paralajmërimit që bëri për një bashkëpunim me një këngëtar turk.
E pak para kësaj paraqitje ajo është parë në një emision kuzhine në Turqi. /Gazeta Sinjali/