image Genta Ismajli zbulon prapaskenat e klipit të ri

Bota e Yjeve

Showbiz/ Genta Ismajli zbulon prapaskenat e klipit të ri

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismjali, ka kohë që ka paralajmëruar projektin e ri muzikor, i cili pritet të jetë në bashkëpunim me rep-artistin e fashmëm turk, Ceza.

Siç duket, projekti i dyshes tashmë është finalizuar dhe së shpejti do të lansohet për publikun, shkruan Gazeta Sinjali.

Të paktën kështu ka lënë të kuptohet vetë artistja, e cila përmes një video të publikuar në Instagram, ka zbuluar pak nga prapaskenat e klipit.

Pak zgjatje të muskujve, ju dua të gjithëve, së shpejti“, ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos.

View this post on Instagram

Pak zgjatje te muskujve ????#loveyouall#comingsoon

A post shared by Genta Ismajli (@genta.ismajli) on

Genta ka marrë komente të shumta pozitive nga ndjekësit, të cilët nuk kanë hezituar t’i shkruajnë asaj fjalët më të mira, si dhe t’i tregojnë që mezi po presin këngën e re.

Kujtojmë se ende nuk ka ndonjë datë të saktë për publikimin e këtij projekti dhe mbetet të shihet se a do të zbulohet data nga dyshja ditëve në vijim./Gazeta Sinjali/