Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismjali, ka kohë që ka paralajmëruar projektin e ri muzikor, i cili pritet të jetë në bashkëpunim me rep-artistin e fashmëm turk, Ceza.
Siç duket, projekti i dyshes tashmë është finalizuar dhe së shpejti do të lansohet për publikun, shkruan Gazeta Sinjali.
Të paktën kështu ka lënë të kuptohet vetë artistja, e cila përmes një video të publikuar në Instagram, ka zbuluar pak nga prapaskenat e klipit.
“Pak zgjatje të muskujve, ju dua të gjithëve, së shpejti“, ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos.
Genta ka marrë komente të shumta pozitive nga ndjekësit, të cilët nuk kanë hezituar t’i shkruajnë asaj fjalët më të mira, si dhe t’i tregojnë që mezi po presin këngën e re.
Kujtojmë se ende nuk ka ndonjë datë të saktë për publikimin e këtij projekti dhe mbetet të shihet se a do të zbulohet data nga dyshja ditëve në vijim./Gazeta Sinjali/