image Genta Ismajli nuk e përjashton mundësinë të performojë në Eurovision

Bota e Yjeve

Genta Ismajli nuk e përjashton mundësinë të performojë në Eurovision

news image

Këngëtarja kosovare, Genta Ismajli, pas një kohe të gjatë është rikthyer me një projekt të ri muzikor të titulluar ‘Ça me bo’, këngë kjo e cila është në bashkëpunim me artistin, Marsel.

Genta Ismajli së fundmi ka deklaruar se synimet në skenën e muzikës janë të performojë për Shqipërinë në festivalin evropian ‘Eurovision’, duke theksuar se vitin e kaluar ishte ftuar të merrte pjesë, por për shkak të angazhimeve e kishte refuzuar ftesën.

“Të vetmin festival që do të garoja do të ishte “Eurovisioni”, më kanë ftuar vitin e kaluar por s’kam arritur të shkoj, ndoshta këtë vit shkoj në rast se do të më ofrohet një këngë e duhur”, ka thënë artistja.

Kujtojmë se “Eurovisioni” këtë vit u anulua për shkak të koronavirusit, ndërsa vitin tjetër do të zhvillohet në Rotterdam të Holandës. /Gazeta Sinjali/