Këngëtarja kosovare, Genta Ismajli, pas një kohe të gjatë është rikthyer me një projekt të ri muzikor të titulluar ‘Ça me bo’, këngë kjo e cila është në bashkëpunim me artistin, Marsel.
Genta Ismajli së fundmi ka deklaruar se synimet në skenën e muzikës janë të performojë për Shqipërinë në festivalin evropian ‘Eurovision’, duke theksuar se vitin e kaluar ishte ftuar të merrte pjesë, por për shkak të angazhimeve e kishte refuzuar ftesën.
“Të vetmin festival që do të garoja do të ishte “Eurovisioni”, më kanë ftuar vitin e kaluar por s’kam arritur të shkoj, ndoshta këtë vit shkoj në rast se do të më ofrohet një këngë e duhur”, ka thënë artistja.
Kujtojmë se “Eurovisioni” këtë vit u anulua për shkak të koronavirusit, ndërsa vitin tjetër do të zhvillohet në Rotterdam të Holandës. /Gazeta Sinjali/